Hapësire reklamuese

Aktualitet

Bëjnë për spital një 30-vjeçar dhe i shkatërrojnë makinën, kapen 2 vëllezërit në Tropojë

Shkruar nga Newsbomb
Bëjnë për spital një 30-vjeçar dhe i

Policia ka arrestuar një 34-vjeçar dhe ka proceduar penalisht vëllain e tij 35-vjeçar, pasi kanë plagosur një person dhe i kanë dëmtuar makinën në Tropojë.

Në bashkëpunim me njëri tjetrin, dy vëllezërit kanë plagosur dhe kanë dëmtuar mjetin e personit me iniciale F.M 30 vjeç.

Policia ka bërë me dije se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta.

Sipas njoftimit, 30-vjeçari nuk ka marrë dëmtime të rënda e ndërsa materialet i kanë kaluar Prokurorisë së Tropojës  për veprat penale “Shkatërrim i pronës”, “Plagosje e lehtë me dashje”, dhe “kanosja”.

Njoftimi i Policisë:

Tropojë

Plagosën lehtë një shtetas dhe i dëmtuan mjetin me sende të forta, pas një konflikti për motive të dobëta, arrestohet në flagrancë nga Policia njëri nga vëllezërit, tjetri procedohet në gjendje të lirë.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Tropojë kanë arrestuar në flagrancë shtetasin L. M., 43 vjeç, banues në fshatin Markaj, dhe kanë proceduan në gjendje të lirë vëllanë tij, shtetasin S. M., 35 vjeç.

Procedimi ndaj tyre filloi pasi ka bërë kallëzim shtetasi F. M., 30 vjeç, banues fshatin Markaj, se në qytetin e Bajram Currit, për motive të dobëta, vëllezërit L. M. dhe S. M., në bashkëpunim me njëri-tjetrin, e kanë goditur me shqelma dhe grushte, duke i shkaktuar dëmtime të lehta, si dhe i kanë dëmtuar me mjete të forta automjetin e tij.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tropojë, për veprat penale “Shkatërrimi i pronës”, “Plagosja e lehtë me dashje” dhe “Kanosja”, kryer në bashkëpunim.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu