Hapësire reklamuese

Aktualitet

Bëjnë për spital bashkëmoshatarët, arrestohen dy të miturit në Kamzë

Shkruar nga Newsbomb
Bëjnë për spital bashkëmoshatarët, arrestohen dy

Dy të mitur janë vënë në prangat e policisë së Tiranës pasi janë përleshur me njëri-tjetrin.

Sipas njoftimit të uniformave blu mësohet se shtetasit S.GJ,16 vjeç dhe Z.A 16 vjeç, të dy banues në Kamzë, kanë goditur me grushta dhe sende të forta një 18-vjeçar dhe një 16-vjeçar, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve S. Gj., 16 vjeç dhe Z. A., 16 vjeç, të dy banues në Kamzë. Këta shtetas, gjatë një konflikti për motive të dobëta, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë goditur me grushte dhe sende të forta, shtetasin E. C., 18 vjeç dhe një shtetas tjetër 16 vjeç, të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën”, bën me dije policia.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu