Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Bëhu pjesë e Hackathon-it të parë virtual nga Vodafone Albania në bashkëpunim me ICTSlab

Shkruar nga Newsbomb
Bëhu pjesë e Hackathon-it të parë virtual nga Vodafone

Je i fiksuar pas teknologjisë, ke ide dhe shpirt gare?

Nëse je përdorues i JUTH by Vodafone, tani ke mundësinë edhe të kontribuosh në këtë platformë, duke marrë pjesë në një garë idesh inovative, virtuale, synimi i së cilës është të sjellë risi në aplikacionin JUTH.

JUTH Hackathon do të organizohet nga Vodafone Albania në bashkëpunim me qendrën laboratorike ICTSlab, në datat 29 Qershor deri në 2 Korrik.  

Mund të bëheni pjesë e këtij hackathon-i duke aplikuar individualisht ose si një ekip i përbërë nga 2-3 ose 4-6 anëtarë. Aplikimet tashmë kanë filluar e do të qëndrojnë të hapura deri më më 28 Qershor, në orën 23:59.

Plotësoni formularin në këtë link: https://bit.ly/juthapp_hackathon  

Hackathon-i do të zhvillohet në 3 sfida përmes platformave online Zoom dhe Slack: Giga Market (ndryshimi ose shtimi i elementëve në aplikacionin JUTH për kategorinë GigaMarket), Aplikacioni JUTH (zhvillime të mëtejshme në App Games, titujt aktualë por edhe tituj të rinj) apo dhe Opsione të reja (ose zhvillimi i mëtejshëm i një opsioni kryesor të aplikacionit JUTH.)

Sfida e parë përqendrohet rreth elementëve si gaming, fitimi dhe shkëmbimi i gig-ave, krijimi i avatarëve, krijimi i sfidave dhe shokëve të skuadrës. Sfida e dytë ka për qëllim zhvillimin e mëtejshëm të lojërave të integruara në aplikacionin JUTH, duke i bërë më tërheqëse. Sfida e tretë synon shtimin e opsioneve dhe karakteristikave të reja të aplikacionit JUTH, por edhe zhvillimin e atyre ekzistuese.

Në fund të aktivitetit virtual një juri do të përzgjedhë 3 ekipet fituese. Ekipi i parë do të marrë një shpërblim prej 2,000 euro dhe për pjesëtarët e skuadrës që janë JUTH dhuratë Samsung Galaxy Watch Active 2 nga JUTH by Vodafone. Ekipi i dytë do të marrë një shpërblim prej 1,000 euro dhe për pjesëtarët e skuadrës që janë dhuratë Samsung Galaxy A10 Handset nga JUTH by Vodafone. Ekipi i tretë do të përfitojë Xiaomi Mi TV box S ak Ultra HD  për secilin anëtar nga JUTH by Vodafone. Dhurata dhe surpriza të tjera janë rezervuar për talente dhe individë specifikë.

Duke iu bashkuar një Hackathon-i ju keni mundësinë të shpalosni aftësitë tuaja, të zgjeroni njohuritë rreth teknologjisë, të bashkëpunoni, të krijoni lidhje të reja, të fitoni akses me mentorë dhe ekspertë të industrisë me përvojë të gjerë si dhe të përfitoni çmime e shpërblime.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll