Tirana
few clouds
35.5 ° C
35.5 °
35.5 °
32 %
3.1kmh
20 %
Sht
34 °
Die
37 °
Hën
36 °
Mar
37 °
Mër
38 °
E shtunë, 2 Korrik, 2022
spot_img

“Bëhu i zgjuar dhe largohu nga qyteti”, kryebashkiaku ukrainas i Boryspil u bën thirrje banorëve

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryebashkiaku i qytetit Boryspil në lindje të Kievit, i ka bërë thirrje banorëve që të largohen nga qyteti, pasi sulmet ruse po shtohen çdo ditë e më shumë.

“Nuk ka nevojë urgjente për të qenë në qytet për momentin. Luftimet tashmë janë ndezur në rajon. I bëj thirrje popullatës, tregohuni të zgjuar dhe largohuni nga qyteti nëse mundeni,” tha Volodymyr Borysenko në një deklaratë në rrjetet sociale.

albsig

spring

Borysenko tha se autoritetet do të ndihmonin me evakuimin e atyre që nuk kishin automjetet e tyre, teksa shtoi se çdo ditë mijëra qytetarë po zhvendoseshin drejt qyteteve perëndimore.

“Siç tregon praktika, në ato qytete ku po zhvillohen luftime, sa më pak civilë në qytet, aq më e lehtë është për forcat e armatosura të Ukrainës të veprojnë,” tha kryebashkiaku.

Sipas Kombeve të Bashkuara, të paktën 10 milionë njerëz janë larguar nga shtëpitë e tyre pas pushtimit të Rusisë, i cili filloi pothuajse katër javë më parë. Kjo shifër përbën pothuajse një të katërtën e popullsisë së vendit.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_imgspot_img
spot_img
spot_img