Tirana
scattered clouds
14.5 ° C
14.5 °
14.5 °
94 %
2.1kmh
40 %
Die
22 °
Hën
20 °
Mar
18 °
Mër
19 °
Enj
21 °
E diel, 24 Tetor, 2021
spot_img

Behgjet Pacolli ofron shpërblim për atë që jep informacion për vrasësin e 18-vjeçares: Si baba i tre vajzave, jam i trishtuar! Kjo është më e pakta për Marigonën

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Vrasja e 18 vjeçares Marigona Osmani në Kosovë nga dy të rinj ka shkaktuar jo pak revoltë te qytetarët dhe figura të njohura të politikës.

Në lidhje me këtë ngjarje tragjike së fundmi ka reaguar edhe polikani Behgjet Pacolli, i cili i prekur nga ky  krim makabër ofron një shpërblim për të gjithë ata të cilët u japin një informacion të vlefshëm Policisë së Kosovës për kapjen e autorit të vrasjes.

“Unë ofroj shpërblim për këdo që i jep informacion të vlefshëm Policisë së Kosovës që çon në arrestimin e vrasësit të Marigonës. Si baba i tre vajzave, ndihem i trishtuar për këtë ngjarje të rëndë!”, shkruanai në postimin në “Facebook”.

Gjithashtu më poshtë në statusin e tij Pacolli ka shtuar se: Kjo është më e pakta që mund të bëjmë për Marigonën e ndjerë.

Kujtojmë se ngjarja e rëndë ndodhi ditën e djeshme në Ferizaj të Kosovës ku 18-vjeçarja u dhunua për vdekje nga dy të rinj dhe më pas u braktis në dyert e spitalit.

Policia e Kosovës bëri të mundur arrestimin e një prej të rinjve, teksa shpalli në kërkim si autorin kryesor të vrasjes Dardan Krivaqan, i cili rezulton të jetë dhe bashkëshorti i të resë.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img