Tirana
clear sky
22.5 ° C
22.5 °
22.5 °
64 %
1.5kmh
0 %
Die
36 °
Hën
37 °
Mar
40 °
Mër
42 °
Enj
41 °
E diel, 25 Korrik, 2021

Behgjet Pacolli dhe Isa Mustafa bashkojnë forcat, garojnë në një listë të vetme në zgjedhjet parlamentare, KQZ e Kosovës: Vetëm 2 koalicione parazgjedhore

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

d3e4c2b07c4f8a6cc3a1e5bdbf3128b0

Aleanca Kosova e Re e drejtuar nga Behgjet Pacolli dhe Lidhja Demokratike e Kosovës e kryesuar nga Isa Mustafa do të garojnë në një listë të vetme në zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit.  

Është kjo lëvizja e kryer së fundmi mes dy forcave politike, që nuk kanë bërë koalicion parazgjedhor, por do të bashkojnë forcat për të fituar zgjedhjet e parakohshme.

Kërkesa dhe dëshira e AKR-së ka qenë që të ketë koalicion, megjithatë marrëveshja është bërë që të shkohet me listë të përbashkët, ku në këtë listë, AKR do të ketë 10 kandidatë për deputetë. Lajmin e ka konfirmuar sekretari i përgjithshëm i AKR-së, Vesel Makolli për mediat vendase.

“Në këto zgjedhje do të shkojmë me listë të përbashkët me Lidhjen Demokratike të Kosovës. Dëshira edhe kërkesa ka qenë me pas koalicion, por marrëveshja është arrit që të shkojmë në listë të përbashkët. Në këtë listë, AKR do t’i ketë dhjetë deputetë”, tha Makolli për “Telegrafin”.

Ndërkaq nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, deri në orën 17:00 kanë bërë të ditur se janë paraqitur vetëm dy koalicione parazgjedhore, atë Vakat dhe Zajedno.

“Janë paraqitur dy njoftime për pjesëmarrje në zgjedhje përmes koalicionit nga radhët e komuniteteve: Koalicioni VAKAT, i përbërë nga partitë politike Demokratska Stranka Boshnjaka (DSB) dhe Demokratska Stranka Vatan (DSV) dhe Koalicioni ZAJEDNO, i përbërë nga partitë politike Pokret za Gora (PG) dhe Gragjanska Inicijativa Gore (GIG)”, ka thënë zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi në konferencën për mediat.

Më shumë

spot_img
spot_img