Tirana
broken clouds
13.5 ° C
13.5 °
13.5 °
62 %
3.6kmh
75 %
Pre
13 °
Sht
15 °
Die
13 °
Hën
10 °
Mar
9 °
E premte, 3 Dhjetor, 2021
spot_img

U bënë ‘tapë’ me alkool dhe shkatërruan lokalin në Elbasan; policia arreston 2 persona, në shtëpi iu gjen drogë dhe…

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

e3e7749ff67df72466687a81f87dd51c

Policia e Elbasanit ka arrestuar dy persona, si pjesë e një grupi të cilët pasi konusmuan pije alkoolike mbrëmjen e djeshme, bënë sherr me stafin e lokalit dhe shkatërruan tavolina e karrige.

Për pasojë është dëmtuar lehtë gjatë thyerjes së sendeve dhe orendive njëri prej klientëve që nisi konfliktin, shtetasi A.M.

Gjatë kontrollit fizik të ushtruar shtetasit A.M. ju gjet një dozë lëndë narkotike dhe në banesën e shtetasit J.Ç. të cilën e kishte me qira janë gjetur dhe sekuestruar dhe 16 doza lëndë narkotike si edhe një shkop druri me disa vida druri metalike i përshatur si armë e ftohtë.

Dy personat e tjerë që ishin të përfshirë në ngjarje, janë shpallur në kërkim.

Elbasan

Nën efektin e pijeve alkoolike, prishën qetësinë publike si dhe dëmtuan ambientin e lokalit, vihen në pranga dy shtetas dhe shpallen në kërkim policor dy shtetas të tjerë.

Shërbimet e Policisë Elbasan, pas marrjes së njoftimit për një konflikt mes klientëve dhe personelit të shërbimit të lokalit, menjëherë kanë shkuar në vendngjarje për parandalimin e përshkallëzimit të mëtejshëm të konfliktit.

Nga tërësia e veprimeve hetimore rezultoi se shtetasit Xh.T., A.M., dhe L.Q., nën efektin e pjeve alkoolike, për motive të dobëta janë konfliktuar me personelin e shërbimit të këtij lokali si dhe kanë dëmtuar tavolinat dhe banakun e lokalit, ku për pasojë është dëmtuar lehtë gjatë thyerjes së sendeve dhe orendive njëri prej klientëve që nisi konfliktin , shtetasi A.M.

Gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga shërbimet e Policisë shtetasit A.M. ju gjet një dozë lëndë narkotike dhe në banesën e shtetasit J.Ç. të cilën e kishte me qira janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale dhe 16 doza lëndë narkotike si edhe një shkop druri me disa vida druri metalike i përshatur si armë e ftohtë.

Në përfundim të veprimeve hetimore nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Elbasan, arrestuan në flagrancë shtetasit:

  • Xh.T., 24 vjeç, banues në Elbasan, për veprat penale ” Shkatërim i pronës private”, dhe “Prishja e qetësisë publike “.
  • A.M., 24 vjeç, banues në Elbasan, për veprat penale, “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, “Shkatërrim i pronës private” dhe “Prishja e qetësisë publike”.

U shpallën në kërkim policor dhe po punohet për kapjen e shtetasve: J.Ç., 24 vjeç, banues në fshatin Xhyrë, Librazhd, dhe L.Q., 43 vjeç, banues në Elbasan., të cilët në momentin që kanë parë shërbimet e Policisë kanë mundur të largohen.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme procedurale.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img