Presidenti Bajram Begaj mori pjesë këtë të martë në Forumin e Nivelit të Lartë Politik për Zhvillimin e Qëndrueshëm, i njohur si Samiti për Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm, ku janë të pranishëm kryetarët e shteteve/qeverive të vendeve anëtare të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.
Në emër të Shqipërisë, Begaj tha se zhvillimi i qëndrueshëm është garancia më e fortë për një votë të karakterizuar nga paqja dhe Stabiliteti. Kreu i shtetit theksoi se vendi ynë shtë në një rrugë zhvillimi të përshpejtuar, duke pëqafuar një qasje gjithëpërfshirëse dhe transformuese.
Gjithashtu, në këtë samit, kreu i shteti shqiptar takoi homologen e tij nga Kosova, Vjosa Osmani. Në rrjetin e tij sociale Facebook, Begaj ka postuar një foto me Osmani mbi të cilën ka vendosur mbishkrimin e thjeshtë me një fjalë “Bashkë”, duke dhënë një mesazh për raportet mes Kosovës dhe Shqipërisë.