Tirana
few clouds
17.5 ° C
17.5 °
17.5 °
88 %
1kmh
20 %
Sht
27 °
Die
22 °
Hën
25 °
Mar
25 °
Mër
24 °
E shtunë, 1 Tetor, 2022

Begaj takon kreun e KFOR, informohet për situatën në veri të Kosovës

spot_img

Lajme të ngjashëm

Presidenti Bajram Begaj është takuar ditën e sotme në Kosovë me komandantin e KFOR, Gjeneral Major Ferenc Kajari.

Ky i fundit e ka informuar presidentin Begaj mbi situatën e sigurisë në Kosovë e veçanërisht në veri të saj, ndërsa ka vlerësuar profesionalizmin e efektivëve të Forcave të Armatosura shqiptare, në misionin e KFOR.

“Begaj vlerësoi rolin e pazëvëndësueshëm të NATO-s dhe KFOR-it për ruajtjen e stabilitetit dhe sigurisë në Kosovë dhe në gjithë rajonin.

Në orët e pasdites Presidenti i Republikës, është ndalur në Pejë, ku është takuar me efektivë të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, pjesë e misionit paqeruajtës KFOR”, bën me dije Presidenca në një njoftim për media.

Ndërsa vlerësoi kontributin e çdo efektivi të FA, Presidenti kërkoi kujdes në përmbushjen e misionit të tyre.

“Rendi kushtetues i Kosovës nuk duhet cënuar”,  tha Presidenti Begaj gjatë takimit me efektivët e Forcave të Armatosura.

Më shumë


spot_img
spot_img

spot_img