Presidenti Bajram Begaj mori pjesë këtë të martë në Forumin e Nivelit të Lartë Politik për Zhvillimin e Qëndrueshëm, i njohur si Samiti për Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm, ku janë të pranishëm kryetarët e shteteve/qeverive të vendeve anëtare të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.
Në emër të Shqipërisë, Begaj tha se zhvillimi i qëndrueshëm është garancia më e fortë për një votë të karakterizuar nga paqja dhe Stabiliteti. Kreu i shtetit theksoi se vendi ynë shtë në një rrugë zhvillimi të përshpejtuar, duke pëqafuar një qasje gjithëpërfshirëse dhe transformuese.
Gjithashtu, në këtë samit, kreu i shteti shqiptar takoi presidentin e Zvicrës, Alain Berset. Begaj thotë se pati një bisedë të ngrohtë, ku theksoi se “komuniteti shqiptar në Zvicër shërben si një urë e fortë lidhëse mes dy shteteve. Jemi të përkushtuar për të forcuar edhe më tej marrëdhëniet tona.”