Hapësire reklamuese

Politikë

Begaj takim me efektivët e FA që shërbejnë në NATO

Shkruar nga Newsbomb
Begaj takim me efektivët e FA që shërbejnë në NATO

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, në vijim të vizitës në Bullgari, u takua sot me efektivët e Forcave të Armatosura që shërbejnë në NATO, të stacionuar në Novo Selo, në kuadër të masave te shtuara te vigjilencës “Enhanced Vigilance Activity”.

Kreu i Shtetit përgëzoi ushtarët, oficerët dhe nënoficerët, që janë pjesë e kësaj strukture për shërbimin e çmuar ndaj vendit.

Presidenti, gjithashtu, shprehu mirënjohjen për efektivët qe festat e fundvitit i gjejnë në krye të detyrës.

Ju, këto festa ju gjejnë larg familjes dhe njerëzve tuaj të dashur, por në krye të detyrës dhe në shërbim të një misioni fisnik në ruajtje të paqes, sigurisë, lirisë dhe prosperitetit." tha Begaj.

Presidenti e vlerësoi shërbimin e ushtarakëve shqiptarë në misionet e NATO-s, duke theksuar se me sakrificën, përkushtimin, përgegjshmërinë dhe disiplinën e treguar, ata kanë lartësuar emrin e Shqipërisë si një anëtare e denjë e Aleancës Veri-Atlantike.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese