Hapësire reklamuese

Politikë

Begaj reagon pas vizitës në Finiq: Minoriteti grek është një urë e rëndësishme që na lidh me Greqinë

Shkruar nga Newsbomb
Begaj reagon pas vizitës në Finiq: Minoriteti grek është

Presidenti Bajram Begaj ka reaguar pas vizitës që ka zhvilluar ditën e sotme në Finiq.

Begaj me anë të një postimi në rrjetet sociale shkruan se gjatë takimit në Finiq, është takuar me kryetarin e Bashkisë së Finiqit, Kristo Kiço, deputetët e qarkut Anila Denaj dhe Niko Kuri, përfaqësues të tjerë të pushtetit lokal dhe intelektualë të spikatur të minoritetit grek.

Ai shkruan “minoriteti grek është një urë e rëndësishme që na lidh me Greqinë, ashtu sikundër është një urë e rëndësishme që na lidh me shtetin fqinj edhe prania e komunitetit shqiptar në Greqi”.

Postimi i plotë i Begajt:

Minoriteti grek është një urë e rëndësishme që na lidh me Greqinë, ashtu sikundër është një urë e rëndësishme që na lidh me shtetin fqinj edhe prania e komunitetit shqiptar në Greqi.

Gjatë qëndrimit tim në Finiq, u takova me Kryetarin e Bashkisë së Finiqit, Kristo Kiço, deputetët e qarkut Anila Denaj dhe Niko Kuri, përfaqësues të tjerë të pushtetit lokal dhe intelektualë të spikatur të minoritetit grek. U ndalëm në Parkun Arkeologjik të Finiqit, një pasuri e çmuar jo vetëm për Finiqin, por padyshim për të gjithë Shqipërinë.

Finiqi ka një potencial të jashtëzakonshëm, veçanërisht turistik, që mund të ndihmojë më tej në zhvillimin e zonës. Natyra, historia dhe kultura e Finiqit, duhen shfrytëzuar në mënyrë që të krijohen mundësi zhvillimi të qëndrueshme për të gjithë zonën.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.