Hapësire reklamuese

Politikë

Begaj pret në zyrë ambasadoren e BE, Hohmann i dorëzon raportin e progresit për Shqipërinë

Shkruar nga Newsbomb
Begaj pret në zyrë ambasadoren e BE, Hohmann i dorëzon raportin e

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ditën e sotme priti Ambasadoren e Bashkimit Europian në Shqipëri, Christiane Hohmann, e cila i dorëzoi zyrtarisht raportin e progresit për Shqipërinë.

Duke vlerësuar mbështetjen e vazhdueshme, që Komisioni Evropian dhe vendet e BE-së, i kanë dhënë Shqipërisë gjatë gjithë rrugëtimit në procesin e integrimit, Begaj u shpreh se anëtarësimi i Shqipërisë në BE është dhe mbetet prioriteti strategjik i vendit tonë dhe objektiv i pandryshueshëm, i mbështetur gjerësisht nga të gjithë faktorët institucionalë, politikë e shoqërorë.

Gjatë takimit, presidenti gjithashtu shprehu vlerësimet për raportin e hartuar nga strukturat e KE për progresin e njohur dhe problematikat e evidentuara në raport.

Më tej Begaj nënvizoi se ky raport duhet të shërbejë si një udhërrëfyes i paanshëm për Kuvendin e Shqipërisë, Qeverinë dhe të gjitha institucionet përgjegjëse për vijimin e reformave në vend.

Presidenti u bëri thirrje institucioneve shtetërore për përgjegjësi dhe transparencë për përfshirje të gjithë aktorëve institucionalë, politikë e shoqërorë, duke e konsideruar integrimin një objektiv dhe interes parësor kombëtar.

 

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.