Hapësire reklamuese

Politikë

Begaj për ndarjen nga jeta të regjisorit Vladimir Prifti: Intelektual pa kompromis

Shkruar nga Newsbomb
Begaj për ndarjen nga jeta të regjisorit Vladimir Prifti: Intelektual

Presidenti Bajram Begaj ka përcjellë një mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të regjisorit të njohur, Vladimir Prifti.

Begaj shkruan se se sot arti shqiptar humbi një ndër regjisorët më të talentuar dhe Shqipëria një intelektual pa kompromis.

“Sot arti shqiptar humbi një ndër regjisorët më të talentuar dhe Shqipëria një intelektual pa kompromis, Vladimir Priftin. Do të mjaftonin vetëm dy vepra, ikona të filmit shqiptar, si: “Udha e shkronjave” dhe “Flutura në kabinën time” për t’u përjetësuar emri i tij në plejadën e regjisorëve më të mirë shqiptarë, por vepra e tij përmban edhe shumë realizime filmash të tjerë.

Si skulptor i imazhit, ai skaliti personazhe të pashlyer nga kujtesa e publikut. Artist, intelektual dhe, mbi të gjitha, njeri që e donte vendin e vet, Vladimir Prifti është frymëzim për brezat e rinj të kinematografisë shqiptare. I shpreh ngushëllimet e mia më të thella familjarëve”, shkruan Begaj në postimin e tij.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese