Hapësire reklamuese

Aktualitet

Begaj pas takimit me Blinken: Partneriteti ynë strategjik është më i fortë se kurrë!

Shkruar nga Newsbomb
Begaj pas takimit me Blinken: Partneriteti ynë strategjik është

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ditën e sotme priti  Sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken.

Blinken takimin e parë në kryeqytetin shqiptar e pati me disa përfaqësues të familjeve afgane të cilat strehohen në Shqipëri pasi i ikën talebanëve në Afganistan. Më pas u takua me presidentin Bajram Begaj në presidencë.

Presidenti Begaj nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka zbardhur një pjesë nga takimi dypalësh, ku pikat kyçe të bisedës ishin marrëdhëniet strategjike me dy vendeve SHBA-Shqipëri.

Begaj shkruan se pjesë e bisedës ishte zhvillimi i rajonit dhe Ballkanit Perëndimor si solidariteti me Ukrainën dhe angazhimi në krah të aleatëve në NATO-s.

“Partneriteti ynë strategjik është më i fortë se kurrë.” – tha Begaj duke e cilësuar shumë të rëndësishme këtë vizitë.

Postimi i plotë i Presidnetit Bajram Begaj

Mirë se vini i nderuar Sekretar Blinken!

Kjo është një vizitë shumë e rëndësishme dhe dëshmon se partneriteti ynë strategjik është më i fortë se kurrë.

Kjo vizitë është një mesazh i fortë në mbështetje të shqiptarëve, politikës tonë jashtme dhe të ardhmes së Shqipërisë në rrugën drejt integrimit në BE.

Ne jemi mirënjohës për atë që po bëni për Shqipërinë, Kosovën dhe rajonin.

Jemi falënderues për atë që SHBA kanë bërë dhe ju po bëni për demokracinë shqiptare, sundimin e ligjit, veçanërisht reformën në drejtësi, mbrojtjen, sigurinë dhe sigurinë kibernetike, arsimimin dhe ekonominë përmes programeve të ndryshme mbështetëse.

Shqipëria dhe SHBA kanë qenë së bashku në mbështetje të Ukrainës si aleatë në NATO, duke kontribuar në misione në Afganistan dhe Irak.

Shqipëria është e përkushtuar të vazhdojë të kontribuojë së bashku me SHBA dhe NATO për sigurinë rajonale dhe globale.

Unë e shoh këtë vizitë si një të ardhme të ndritur për Shqipërinë, partneritetin tonë strategjik që do të zgjasë për më shumë se 100 vite të tjera.

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, priti sot Sekretarin amerikan të Shtetit, Antony J. Blinken, me të cilin bisedoi për rëndësinë e marrëdhënieve strategjike dypalëshe, për zhvillimet në rajon, solidaritetin me Ukrainën dhe angazhimi në krah të aleatëve në NATO-s. Presidenti Begaj e cilësoi shumë të rëndësishme këtë vizitë dhe u shpreh se ajo është një demonstrim “se partneriteti ynë strategjik është më i

fortë se kurrë.”

Lexo edhe: Blinken: Mes nesh kemi gazetarë që po ekspozojnë korrupsionin

Lexo edhe: Blinken përmend vajzat shqiptare që kanë “pushtuar” Amerikën

Lexo edhe: “Mikpritje e mrekullueshme në vendin e shqiponjave”, Blinken me lëvdata për Ramën

Lexo edhe: “Faleminderit Amerikë për mbështetjen”, Blinken takim me 100 të rinjtë tek Piramida

Kjo është vizita e parë e sekretarit amerikan në Shqipëri, që prej vitit 2021 kur ai mori postin për drejtimin e diplomacisë amerikan. Vitin e kaluar, sekretari Blinken komentoi me nota të larta pozitive rolin e Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit në OKB.

Antony Blinken shpalli në vitin 2021 non grata në SHBA ish-kryeministrin Sali Berisha, i cili aktualisht është në arrest shtëpie nën akuzën e korrupsionit pasiv lidhur me aferën e ish-kompleksit Partizani.

Vizita e parë e një sekretari amerikan shteti në vendin tonë ishte ajo e James Baker, në Tiranë më 22 qershor 1991. Ndërsa e dyta vizitë e një tjetër sekretari amerikan shteti ishte ajo e Madeleine Albright, më 19 shkurt 2000, ku mbajti edhe një fjalë në parlamentin shqiptar. Pasuar nga një tjetër vizitë e John Kerry, më 14 shkurt 2016.

Lexo edhe: Blinken vlerëson rolin e Ambasadës së SHBA në Tiranë: Faleminderit për punën tuaj

Lexo edhe: Rama pret Blinkenin te Piramida: Diktatori jonë po rrotullohet sot në varr

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese