Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Begaj, Nikolla dhe Veliaj homazhe pranë "Varrezave të Dëshmorëve", Ambasada Amerikane uron Ditën e Çlirimit të Shqipërisë

Shkruar nga Newsbomb
Begaj, Nikolla dhe Veliaj homazhe pranë "Varrezave të

Ambasada Amerikane në Tiranë, ka uruar sot Ditën e Çlirimit të Shqipërisë. Përmes një postimi në rrjetet sociale ambasada thekson rëndësinë që kjo ditë ka për popullin shqiptar, teksa më tej ka shkruar dhe një histori të shkurtër të çlirimit të Shqipërisë   nga pushtimi nazist në Luftën e Dytë Botërore, duke thënë se duhet të kujtojmë sakrificat e popullit shqiptar pasi ky është një moment i lavdishëm.

“Shqipëria feston 78-vjetorin e çlirimit nga pushtimi nazist gjatë Luftës së Dytë Botërore. Ky rast shërben si kujtesë për sakrificat e popullit shqiptar dhe si një mundësi për të kremtuar një moment të lavdishëm të historisë shqiptare. Gëzuar Festën e Çlirimit, Shqipëri!”, shkruan Ambasada amerikane.

Ndërkohë, mëngjesin e sotëm në "Varrezat e Dëshmorëve", presidenti i vendit Bajram Begaj, së bashku me kryetaren e Kuvendit Lindita Nikollën si dhe kryetarin e Bashkisë së Tiranës. Erion Veliajn, kryen homazhe dhe vendosën kurora me lule në monumentin e "Nënës Shqipëri".

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll