Hapësire reklamuese

Politikë

Begaj në Elbasan: Meriton të shndërrohet në qytetin më të vizitueshëm në Shqipëri

Shkruar nga Newsbomb
Begaj në Elbasan: Meriton të shndërrohet në qytetin më

Presidenti i Republikës Bajram Begaj, zhvilloi sot një vizitë në Elbasan ku u takua me autoritetet drejtuese të qytetit, sipërmarrës, nxënës të shkollës profesionale, pedagogë, përfaqësues të artit, kulturës dhe të komuniteteve fetare, qytetarë të Elbasanit.

Begaj vlerësoi vëmendjen që ky institucion i ka kushtuar fuqizimit të shoqërisë civile për një ekspertizë dhe konsultim komunitar në funksion të përmirësimit të jetës së qytetarëve.

“Kënaqësi të jemi në Elbasan në një qytet me një trashëgimi historike kulturore e industriale të rëndësishme për Shqipërinë me njerëz punëtorë e bujarë, sakrifikues për mirëqenien e jetës së familjeve të tyre”, - u shpreh Presidenti.

Më pas Presidenti Begaj bisedoi me shkrimtarë, artistë dhe përfaqësues të jetës kulturore, në një takim të zhvilluar në bibliotekën e qytetit, ku përgëzoi stafin për ruajtjen e pasurise së fondit arkivor, ruajtjen e trashëgimisë së librit dhe qasjen ndaj dijes. “Ruajtja e ekzemplarëve të rrallë është vërtet për t’u vlerësuar”- u shpreh Presidenti ndërsa vizitoi Bibliotekë! “ Qemal Baholli” dhe fondin e Albanoligjise “Lef Nosi të kësaj biblioteke.

“Elbasani u shpreh Presidenti si qyteti i babait të gjuhes shqipe “Kostandin Kristoforidhi”, qyteti i arsimit që ka përgatitur ndër dekada mësues për Shqipërinë, Kosovën e Maqedoninë meriton të shndrrohet në qytetin më të vizitueshëm në Shqipëri në këtë këndvështrim.

“E çmoj me shumë rëndësi të takohem me ju si kontribuesit më të rëndësishëm të gjuhës e kulturës. E kam parësore vëmendjen ndaj të gjithë atyre që kontribuojnë për ruajtjen e pastër të gjuhës shqipe. Kush merret me librin pasurohet dhe pasuron Shqipërinë”-  theksoi më tej Begaj.

Begaj u takua me përfaqësues të komuniteteve të ndryshme fetare në Elbasan të cilët kanë një Qendër të Bashkëpunimit Ndërfetar, e cila njihet për aktivizim të përbashkët në çështjet e komunitetit dhe shkëmbimit të vlerave fetare.

“I gëzuar që keni këtë harmoni ndërfetare dhe ndani së bashku vlerat fetare: besimin dhe vëllazërine, respektin ndaj njeri-tjetrit. Faleminderit për këtë që bëni, për vlerat që përcillni. Të promovosh vlerën kundrejt antivlerës është mision i vështirë, por i shenjtë edhe pse e kushtuesh. Ne jemi njerëz të ndryshëm që i përkasim bindjeve fetare të ndryshme, por kjo nuk mund e nuk duhet të na ndalojë të ulemi së bashku, të dialogojmë. Unë e shoh këtë organizim tuajin si model të përcjelljes së vlerave, të ndihmës së njerëzve. Përshëndes shumë marshimin e fillimi vitit që ju organizoni, a është i jashtëzakonshëm, është modeli i paqes i respektit ndërfetar.”

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese