Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Begaj në Azerbajxhan: Çojmë përpara bashkëpunimin mes dy vendeve në fusha të ndryshme

Shkruar nga Newsbomb
Begaj në Azerbajxhan: Çojmë përpara bashkëpunimin mes
Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj ndodhet në Azerbajxhan për një vizitë zyrtare. Presdienti Begaj u prit me një ceremoni zyrtare nga homologu i tij, Ilham Aliyev. Begaj përmes një fotoje nga takimi me Presidentin e Azerbajxhanit ka treguar se gjatë takimit u diskutua për bashkëpunimin mes dy vendeve në fusha të ndryshme. “Ne po e çojmë përpara bashkëpunimin tonë politik dhe po forcojmë bashkëpunimin ekonomik në fusha kyçe me interes të përbashkët. Energjia dhe turizmi janë në krye të agjendës sonë”, - shkruan Presidenti Begaj.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese