Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Begaj në Asamblenë e OKB: Njiheni pavarësinë e Kosovës!

Shkruar nga Newsbomb
Begaj në Asamblenë e OKB: Njiheni pavarësinë e Kosovës!

Presidenti Bajram Begaj ka kërkuar në Asamblenë e OKB, njohjen e pavarësisë së Kosovës.

Në fjalën e  në Sesionin e 78-të të Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Begaj tha se Shqipëria e mbështet dialogun e vështirë që po vijon midis Kosovës dhe Serbisë të lehtësuar ndërmjetësimi i kujdesshëm i BE dhe SHBA.

Kreu i shtetit shqiptar u shpreh se Kosova ka dëshmuar se dhimbja nuk ka nevojë të lindë armiqësi, por duhet të përkthehet në mirëkuptim dhe mbështetje. Presidenti tha se Kosova është në pritje të njohjes së pavarësisë së saj nga shumë vende, ku më pas u ka bërë thirrje vendeve që refuzojnë, të njohin pavarësinë e Kosovës.

“Si Shqipëria, ashtu edhe Kosova kanë mbrojtur vazhdimisht paqen mbi tensionet dhe konfliktet, dhe ne mbetemi të përkushtuar në këtë rrugë. Shpresojmë të njihen kontributet tona dhe të mos lejojmë që përpjekjet që bëjmë të errësohen nga qasjet negative.

Në këtë kontekst, Shqipëria mbështet dialogun e vështirë, që po vijon midis Kosovës dhe Serbisë të lehtësuar nga ndërmjetësimi i kujdesshëm i Bashkimit Evropian dhe mbështetja e fortë e Shteteve të Bashkuara.

Në të njëjtën kohë, Shqipëria mbetet e ndjeshme ndaj integritetit dhe prosperitetit të Kosovës.Të drejtat e serbëve në Kosovë pasqyrojnë normat dhe vlerat evropiane, e njëjta gjë duhet të vlejë edhe për pakicën shqiptare në Luginën e Preshevës, në jug të Serbisë.

Fatkeqësisht, ne mbetemi ende të shqetësuar për bërjen jo aktive të adresave të tyre të banimit dhe mungesën e investimeve të konsiderueshme, si dhe stimujve ekonomikë në atë rajon.Kosova ka dëshmuar se dhimbja nuk ka nevojë të lindë armiqësi; ajo duhet të përkthehet në mirëkuptim dhe mbështetje.

Gjithsesi Kosova është ende në pritje të njohjes së pavarësisë së saj nga shumë vende. Shpresoj që këto vende së shpejti do ta njohin kontributin e Kosovës për një komunitet global më të drejtë, më paqësor dhe do t'i japin Kosovës njohjen që meriton.

Njiheni pavarësinë e Kosovës”, u shpreh Begaj.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese