Hapësire reklamuese

Politikë

Begaj mesazh për mbështetjen ndaj Personave me Aftësi të Kufizuara

Shkruar nga Newsbomb
Begaj mesazh për mbështetjen ndaj Personave me Aftësi të

Sot, 3 dhjetor, është Dita Ndërkombëtare për Personat me Aftësi të Kufizuara.

Me rastin e kësaj dite, presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka bërë një postim në Facebook, nëpërmjet të cilit bën thirrje që të zbatohen dhe të respektohen të drejtat e personave me aftësi ndryshe.

Begaj thekson nevojën e përmbushjes së objektivave për zhvillim të qëndrueshëm në mbështetje të personave me aftësi të kufizuara, në mënyrë që të jenë të përfshirë më shumë në punëism dhe mbrojtje sociale.

Sot, në Ditën Ndërkombëtare të Personave me Aftësi te Kufizuara, le t'i shtojme përpjekjet për të hequr pengesat me të cilat përballen ata, në veçanti fëmijët. Të zbatohen dhe respektohen të drejtat e tyre të garantuara me ligj, për më tepër përfshirje, punësim dhe mbrojtje sociale! Te bëhemi bashkë në jetësimin e objektivave për zhvillim të qëndrueshëm që gjithkush të ndihet i vlerësuar e të ketë një jetë dinjitoze!”, shkruan Begaj në Facebook.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese