Hapësire reklamuese


Aktualitet

Begaj me Janullatos: Ditë e dritës hyjnore, sjell shpresë dhe gëzim për të gjithë

Shkruar nga Newsbomb
Begaj me Janullatos: Ditë e dritës hyjnore, sjell shpresë dhe

Në ditën e Krishtlindjes, Presidenti Bajram Begaj nga katedralja ‘Ngjallja e Krishtit’, uroi gjithë shqiptarët që të kenë paqe e begati. Ndërkohë një mesazh e pati edhe Kryepeshkopi i Kishës Ortodokse, Anastas Janullatos, i cili tha se duhet të punojmë me gjithë zemër për përparimin e vendit.

Gjatë fjalës së tij, Begaj tha se kjo ditë ngjall shpresë e gëzim për të gjithë njrëzit në botë.

“Është ditë e dritës hyjnore, sjell shpresë dhe gëzim për të gjithë, falenderova Kryepeshkopin për durimin mesazhin për rininë dhe shpresën, gëzuar për më shumë begati dhe paqe për shqiptarët.” – deklaroi Begaj.

Krahë Begajt mbajti fjalën dhe Janullatos i cili tha se : Jemi mirënjohës për presidentin, sepse gjithë këtë periudhë transmeton mesazhin e shpresës dhe dashurisë. Dëshirojmë të punojmë me gjithë zemrën tonë për përparimin e vendit në këtë frymë të krishtlindjes.

Presidenti Begaj me hërët takoi edhe Imzot Arjan Dodaj, i cili ka përcjellë një urim për të gjithë kombin shqiptar, si dhe ka falenderuar Presidentin Begaj.

"Dëshiroj të falenderoj Presidentin që veçanërisht në kremtimet në festat tona fetare, të të gjitha kulteve në Shqipëri, ai ka aftësinë kaq të butë që të vejë në evidencë mesazhet që përcjell dhurata e fesë, e dialogut fetar dhe harmonisë midis nesh dhe në rastin konkret, të festës së Krishtlindjes që të vejë në dukje mesazhin që Krishti, Princi i Paqes në një kohë kur paqja akoma mungon. Zoti e bekoftë kombin tonë!" - mesazhi i Imzot Arjan Dodaj.

 

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese