Tirana
clear sky
3.5 ° C
3.5 °
3.5 °
24 %
4.6kmh
0 %
Hën
3 °
Mar
6 °
Mër
7 °
Enj
8 °
Pre
9 °
E hënë, 6 Shkurt, 2023

Begaj i drejtohet Shkodrës, takim “kokë më kokë” me Bardh Spahian, për çfarë do të diskutojnë

spot_img

Lajme të ngjashëm

Presidenti Bajram Begaj pasi mblodhi krerët e Grupeve Parlamentare në Pallatin e Brigadave do t’i drejtohet nesër qytetit të Shkodrës, për të takuar kryebashkiakun Bardh Spahia. Lajmi bëhet i ditur nga vetë Presidenca, e cila përmes një njoftimi në faqen zyrtare zbulon dhe axhendën e Kreut të Shtetit.

Pritet që Begaj të diskutojë me Spahian për datën e zgjedhjeve lokale.

“Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj do të zhvillojë ditën e mërkurë, më 5 tetor 2022, një vizitë pune në qytetin e Shkodrës.

Kreu i Shtetit do të mirëpritet nga Kryetari i Bashkisë së Shkodrës, z. Bardh Spahia, si dhe do të zhvillojë takime me Prefekten e Qarkut të Shkodrës, znj. Majlinda Angoni, drejtues të Këshillit të Qarkut dhe Këshillit Bashkiak.

Presidenti Begaj do të vlerësojë me Dekoratën “Nderi i Kombit” Gjimnazin “28 Nëntori”, Shkodër, me rastin e 100-vjetorit të krijimit të tij.

Në qytetin e Shkodrës, Kreu i Shtetit do të zhvillojë takime me përfaqësuesit e komuniteteve fetare, si në Myftininë e Shkodrës dhe në Kishën e Madhe, si dhe do të vizitojë Kishën Ortodokse. Në përfundim të vizitës së tij, Presidenti Begaj do të vizitojë Muzeun Fotografik “Marubi” “-shkruhet në njoftimin e Presidencës.

Begaj mblodhi sot në orën 13:00 takim me krerët e Grupeve Parlamentare, në kuadër të zgjedhjeve lokale. Sipas Kodit Zgjedhor, zgjedhjet në Shqipëri zhvillohen në periudhat 15 prill deri në 15 maj, ose nga 15 tetori deri në 15 nëntor, Por pritet që në këtë rast të zgjidhet periudha e parë.

Më shumë


spot_img









spot_img