Dy vëllezërit Griseldo dhe Albano Kusi, të akuzuar si autorët e vrasjes së teknikut të kondicionerëve Indrit Çelaj paraditen e 22 gushtit në Tiranë i kanë shpëtuar për mrekulli operacionit të policisë në 25 gusht.
Raportohet se të dy personat u larguan pas krimit drejt Vorës dhe më pas kanë ndaluar në qytetin e Korçës. Por, nuk dihet nëse kanë kaluar kufirin drejt Greqisë. Gjykata caktoi përGriseldo dhe Albano Kusin masën ‘’arrest me burg’’ në mungesë, e cila i hapi rrugë Interpol Tiranës për t’i shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Për vrasjen e 26-vjeçarit Indrit Çelaj, janë lënë në burg babai i vëllezërve Kusi, Bujar Kusi, Lorenc Veliaj (i cili pranoi fillimisht autorësinë e krimit pastaj zbuloi ngjarjen), Ferdinand Bakalli dhe Ali Kusi.
Indrit Çelaj u vra për shkak të një debati me Griseldo Kusin në shtëpinë e familjes Kusi, ku ai po montonte një kondicioner. Pas sherrit, Çelaj u qëllua me plumb në kokë.