Tirana
clear sky
9.5 ° C
9.5 °
9.5 °
93 %
1kmh
0 %
Sht
27 °
Die
30 °
Hën
30 °
Mar
29 °
Mër
27 °
E shtunë, 25 Shtator, 2021
spot_img

Befason Salianji, kur të vijmë në pushtet do i “shfarrosim” këta

spot_img

Lajme të ngjashëm

Drejtori i aksionit qytetar në partinë Demokratike, Ervin Salianji i ftuar në emisionin “Dritare” në televizionin Vizion Plus ka folur për sjelljen e Opozitës në këtë periudhë. Duke folur për atë cfarë ndodhi në Kavajë dhe se çfarë mund të ndodhte Salianji u shpreh se kryeministri Edi Rama u tërhoq se i mati forcat.

 “Kavaja ishte e blinduar me policinë. Edi Rama u tërhoq se i mati forcat. Dhe nga informacionet që pati qeveria, shërbimet informative, u arrit në një vendim për t’u tërhequr nga Kavaja. Dhe ky duhet të ishte një hap për dialog”, u shpreh Salianji.

Më tej Salianji ka folur edhe për çeshtjen e kanabizimit, ku u shpreh se vendi është nën kontrollin e kanabisit.  Ai tha se më ardhjen e PD në pushtet, do të shfarrosen të gjithë trafikantët dhe të gjithë shkelësit e ligjit.

“Në Shqipëri situata e kanabasit ka dalë nga kontrolli. Ne këto do i shfarrosim me të gjitha mënyrat”, tha Salianji

I pyetur se çfarë nënkupton me fjalën “shfarrosje” Salianji tha se, “Shfarrosje do të thotë që secili person që kapet me shpërndarje drogë do të përballet me forcën e ligjit”.

Më shumë

spot_img