Hapësire reklamuese

Politikë

Befason opinionin publik ish-deputeti i PS-së: Listat e Bashës janë diktuar nga Rama

Shkruar nga Newsbomb

Andis Harasani, ish-deputet i Partisë Socialiste bën një deklaratë të fortë lidhur me marrëveshjen Rama-Basha. Sipas tij, edhe listat e PD-së janë të diktuara nga kryeministri në funksion të kësaj marrëveshjeje.

“Sigurisht që listat ishin rezultat i drejtpërdrejtë i marrëveshjes Rama-Basha. Rama nuk i le asnjë detaj rastësisë dhe këtë e tregon si largimi i figurave me peshë nga listat e PD, po ashtu dhe futja e disa personave shumë pranë Ramës në listat e PD”, ka thënë Harasani në intervistë për AFP.

Andis Harasani ka vlerësur gjithashtu vlerëson negativisht si mazhorancën e majtë, edhe opozitën e djathtë, duke e cilësuar marrëveshjen ndërmjet Ramës dhe Bashës si “shitja e kujtdo dhe gjithë çfarë për të ruajtur karrigen”. Sipas Harasanit, Berisha, Nano dhe Meta, kanë disa norma morale që nuk i kalojnë kurrë, ndërsa Rama i ka këto korniza virtuale.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.