Gazetari Dritan Hila ka befasuar me deklaratën e bërë mbrëmjen e sotme, ku po fliste për rindërtimin e shtëpive të dëmtuara nga tërmeti i 26 Nëntorit të 2 viteve më parë.
Ai u shpreh se uron të jetë hera e fundit që shteti ndërton shtëpitë e të dëntuarve nga paratë e taksapaguesve shqiptarë, teksa mori shembullin e Italisë, ku ende qytetarët e dëmtuar nga tërmeti janë në konteinerë.
Dritan Hila: Mirë, keq, shtëpitë u bënë. Uroj që kjo të jetë hera e fundit që ne paguajmë për të bërë shtëpitë e atyre që u prishën nga tërmeti. Në Itali sot ata që u goditën nga tërmeti i ke o në konteinerë, ose duhet të paguajnë një më një. Berlusconi vetëm një plake i bëri dhëmbët dhuratë. Jemi në kapitalizëm, duhet t’i dalin zot vetes.
Andi Bushati: Qenke bërë i ekstremit të djathë.
Dritan Hila: Nuk jam i djathtë. Mbetëm duke paguar, vetëm në 10-vjeçarin e fundit paguajmë se ai shkon e ndërton në shtrat të lumit, paguajmë tërmetin, paguajmë pastaj një përmbytje tjetër në Shkodër.