Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Becchetti shfaqet papritur në ekranin shqiptar, bën bilancin sa miliona euro do i paguajë qeveria

Shkruar nga Newsbomb
Becchetti shfaqet papritur në ekranin shqiptar, bën bilancin sa

Biznesmeni italian Francesco Beccheti është shfaqur për herë të parë pas shumë vitesh si triumfues ndaj qeverisë shqiptare në një intervistë për televizionin “Syri”, ku ka bërë bilancin se sa miliona euro do t’i paguhen nga paratë e shqiptarëve.

Becchetti i është përgjigjur ndër të tjera deklaratës së Ramës, se ai s’ka për të marrë asnjë para nga buxheti, madje është Becchetti që duhet t’i paguajë Shqipërisë.

Biznesmeni italian, i cili është shpallur në kërkim nga Shqipëria, tha se vendi ynë s’mund ta marrë kredi nga bankat në botë, nëse nuk e dëmshpërblen atë fillimisht.

Pjesë nga intervista:

Para pak ditësh është publikuar vendimi i Komitetit Ad-Hoc i Gjykatës, që hedh poshtë tërësisht kërkesën e qeverisë shqiptare që ndaj meje dhe grupit tim u ndërmorr nga ana e qeverisë shqiptare një fushatë e paligjshme me sfond politik.

Pse keni heshtur gjatë këtyre viteve?

Për të respektuar faktin që gjykatat ndërkombëtare po vendosnin mbi prova, qëndrova në heshtje në respekt të një procedimi kaq të rëndësishëm. Vendimi është përfundimtar dhe flet në mënyrë të qartë. Kanë vendosur në unanimitet që qeveria ndërmori një fushatë politike kundër meje, që e ka realizuar ndëmjet shpërdorimit të kopetencave të policisë. Qeveria shqiptare duhet të na paguajë rreth 120 milion euro.

Vendimi për dëmshpërblimin, përveç shpenzimeve dhe interesave, e kapin shifrën në 120 milion euro. Qeveria shqiptare duhet të paguajë edhe 30 milion euro për shoqërinë fuqi, pra qeveria Rama duhet të paguajë në total rreth 150 milion euro.

Kryeministri vijon të shkelë ligjin, sa i përket deklaratave të kryebashkiakut Veliaj, më mbahet mend mirë që ai ishte një avokat, por të lexojmë me vëmendje vendimin.

Kryeministri tha se s’do i merrni kurrë paratë.

Në bazë të artikullit, qeveria shqiptare duhet t’i bindet vendimit që është definitiv, i formës së prerë. Para vendimit të Komitetit, qeveria shqiptare konfirmoi shprehimisht angazhimin për të paguar nëse merrej vendimi. Këtë e shkruan avokatët amerikanë të Shqipërisë dhe e nga ana e avokaturës së shtetit. Shkelja e drejtësisë ndërkombëtare nga qeveria Rama vijon.

Banka botërore, BERZH do të bllokojnë mundësitë e Shqipërisë për marrje të kredive nëse nuk paguan. Sekretari i përgjithshëm i Ramës, Engjëll Agaçi kishte deklaruar se duhej të flisja me një nga konkurrentët e mi, nëse doja të kuptoja. Pra vendimi ishte mëse i qartë, tani ja lë qytetarëve shqiptarë për t’i vënë emrin e duhur se kush kryen akte jo ligjore kundër interesit publik.

Kam qenë gjithmonë i gatshëm nga ana ime për ta zgjidhur këtë çështje, por qeverisë shqiptare s’i ka interesuar kurrë. Sot vendimi shpjegon se përse.

Pse Rama e ka ndërmarrë këtë sulm ndaj jush

Ka vetëm një shpjegim, se vetë kryeministri Rama i cili dukshëm e konsideron vendimin e qeverisë së tij të papërputhshëm ndaj një medie të lirë, që ishte në fakt premisa kryesore e Agon Channel dhe e imja personale.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll