Tirana
broken clouds
8.5 ° C
8.5 °
8.5 °
87 %
2.6kmh
75 %
Mar
9 °
Mër
10 °
Enj
14 °
Pre
15 °
Sht
10 °
E martë, 30 Nëntor, 2021
spot_img

“Becchetti fillon ekzekutimin e gjobës”, PD: Rama është përgjegjës për dëmin prej 120 milionë euro, të shkojnë para drejtësisë

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi përmes një postimi në rrjetet sociale ka reaguar lidhur me gjyqin e fituar nga biznesmeni italian, Francesco Becchetti ndaj shtetit shqiptar, i cili duhet të paguajë një dëmshpërblim prej 120 mln euro ndaj tij.

Bardhi ka kërkuar nga organet e drejtësisë veçanërisht nga Spak të hetojë dhe të vendosë para përgjegjësisë të gjithë ata që kanë abuzuar me pushtetin, duke shkaktuar këtë dëm të madh ekonomik për familjet shqiptare.

“Në traditën e këtij regjimi të korruptuar, premtimet e Ramës se nuk do të paguajmë asnjë lek për luftën e tij me Becchettin, rezultuan të gënjeshtërta.

Dëmi ekonomik prej 120 milionë euro që Edi Rama i ka shkaktuar familjeve shqiptare për luftën e tij personale me sipërmarrësin italian, është i parikuperueshëm, prandaj ata që kanë përgjegjësi për këtë faturë të rëndë për Shqipërinë dhe shqiptarët, duhet të shkojnë para drejtësisë.

Në 8 prill 2021, Partia Demokratike ka depozituar në SPAK kallëzimin për çështjen Becchetti. Faktet dhe provat janë të mjaftueshme që drejtësia  të hetojë dhe të vërë para përgjegjësisë penale të gjithë ata që kanë abuzuar me pushtetin, duke shkaktuar këtë dëm të madh ekonomik për familjet shqiptare”, shkruan Bardhi.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img