Tirana
overcast clouds
6.5 ° C
6.5 °
6.5 °
57 %
3.1kmh
90 %
Mër
10 °
Enj
11 °
Pre
9 °
Sht
7 °
Die
7 °
E martë, 7 Dhjetor, 2021
spot_img

Bebja më e vogël në botë, peshon sa një mollë

digitalb
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Foshnja Kwek Yu Xuan ishte vetëm 212 gram, sa pesha e një molle kur lindi dhe vetëm 24 centimetër e gjatë. Ajo lindi pas 6 muajsh, konkretisht në më pak se 25 javë. Pas 13 muajsh trajtime intensive në spital, Yu Xuan peshon 6.3 kilogramë dhe mjekët e lejuan të dalë nga spitali një muaj më parë.

Bebja ka frymëzuar stafin mjekësor që janë kujdesur për të, të cilët e kanë quajtur “foshnjën e jashtëzakonshme të COVID-19, një rreze shprese mes trazirave”.

Yu Xuan vuan ende nga sëmundja kronike e mushkërive dhe do të ketë vazhdimisht nevojë për ndihmë me frymëmarrjen. Fatmirësisht mjekët thonë se gjendja e saj shëndetësore do të përmirësohet me kalimin e kohës.

119837214 09719309 8a76 4783 b155 482b1135d0ab 696x392 1
Foshnja Kwek Yu Xuan, pas trajtimit ne spital

Për të paguar shpenzimet e spitalit u deshën 366.884 dollarë, të cilat u siguruan nëpërmjet njerëzve që dinin historinë e foshnjës dhe mblodhën fonde.

Nëna e Yu Xuan e lindi atë me operacion, katër muaj pasi ajo u diagnostikua me “pre-eklampsi”, një sëmundje që lidhet me presionin shumë të lartë të gjakut që mund të dëmtojë organet vitale dhe të jetë fatal si për nënën ashtu edhe për foshnjën.

Rekordin e bebes më të vogël në botë e mbante një vajzë 245 gram nga SHBA, e lindur në vitin 2018.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
digitalb
spot_img
spot_img