Tirana
clear sky
9.5 ° C
9.5 °
9.5 °
50 %
5.1kmh
0 %
Hën
9 °
Mar
10 °
Mër
10 °
Enj
11 °
Pre
10 °
E hënë, 30 Janar, 2023

Bebja e kopertinës së famshme, tashmë 30-vjeç, padit grupin muzikor “Nirvana” për pornografi

spot_img

Lajme të ngjashëm

Spencer Elden ka paditur grupin muzikor Nirvana për pornografi fëmijësh për imazhin e vitit 1991.

Elden tashmë 30 vjeç paditi anëtarët e mbijetuar të grupit, si dhe trashëgimtarët e Kurt Cobain, duke pretenduar se kanë “trafikuar” imazhin e tij, i cili asokohe ishte vetëm një bebe 4 muajsh.

Në padinë e depozituar në gjykatën federale të Los Angeles , Elden tha se prindërit e tij nuk kanë dhënë kurrë miratim të shkruar për foton dhe nuk janë paguar për këtë.

Tashmë Elden kërkon $150,000 dëmshpërblim nga secili prej 17 të paditurve, ku përfshihen shokët e grupit të Cobain, Dave Grohl e Krist Novoselic, ekzekutuesi i trashëgimisë së Cobain, dhe menaxhuesit e pronës së tij intelektuale Guy Oseary e Heather Parry.

Imazhi është marrë në vitin 1990 në qendrën e pishinave Pasadena, kur ai ishte vetëm katër muajsh.

Kopertina e famshme e albumit e zgjedhur nga vetë i ndjeri Kurt Cobain, tregon beben e zhveshur në ujë që zgjatet drejt një kartmonedhe 1-dollarëshe.

Më shumë


spot_img








spot_img