Hapësire reklamuese

Showbiz

Bebe Rexha thyen rekordin e Taylor Swift; 11 javë në krye të klasifikimeve

Shkruar nga Newsbomb

Këngëtarja me origjinë shqiptare Bebe Rexha ka arritur të qëndrojë për 11 javë rresht në krye të klasifikimeve të muzikës country në Billboard me këngën e saj ‘Meant to Be’ në bashkëpunim me grupin e muzikës country Florida Georgia Lines.

Kënga ka thyer rekordin e ‘We Are Never Ever Getting Back Together’ të Taylor Swift, duke qëndruar në krye të listave për më shumë se 11 javë . Pikërisht ky rekord ka bërë që artistja shqiptare të çertifikohet me pllakën e platinit në SHBA si artistja e parë femër që kryeson për një kohë kaq të gjatë.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.