Këngëtarja dibrane që jeton në Amerikë, Bebe Rexha është një nga më të dashurat dhe artistet më të pëlqyera nga ne shqiptarët, por jo vetëm, pasi ajo tashmë është një këngëtare me famë botërore.
Pavarësisht muzikës që bën, Bebe njihet dhe për postimet e saj sensuale dhe pa filtra. Më parë ajo ka pasur kompleks të postojë foto apo video duke ekspozuar trupin, pasi ka qenë mbipeshë.
Mirëpo së fundmi ajo ka hequr dorë nga komplekset dhe është “çliruar”, duke postuar çdo gjë që e bën të ndihet mirë. Sot ajo ka bërë lëmsh dhe i ka vënë flakët rrjeteve sociale me postimet e fundit.
Në Instagram ka hedhur dy video ku shihet mjaft e lumtur me të dashurin e saj misterioz, ndërsa në facebook ka postuar disa foto sensuale nga plazhi. Epo, shijojini!