Hapësire reklamuese

Bota

BE vendos të zgjasë sanksionet kundër Rusisë edhe për një vit

Shkruar nga Newsbomb
BE vendos të zgjasë sanksionet kundër Rusisë edhe për

Sanksionet e vendosura nga perëndimi dhe Bashkimi Europian ndaj Rusisë pas nisjes së luftës në Ukrainë do të zgjaten edhe me një vit.

Në dokumentin e zbardhur i cili u nënshkrua nga kreu i diplomacisë europiane, Josep Borrell, thuhet se vendimi i Këshillit të BE-së për zgjatjen e sanksioneve do të jetë i vlefshëm deri më 24 shkurt 2025.

“Bazuar në rishikimin e vendimit për masat kufizuese ndaj Rusisë dhe, për sa kohë që veprimet e paligjshme të Federatës Ruse vazhdojnë të shkelin ndalimin e përdorimit të forcës, që përbën shkelje të rëndë të së drejtës ndërkombëtare, është e përshtatshme të mbahen në fuqi të gjitha masat e vendosura aktualisht nga Bashkimi Europian dhe të merren masa shtesë, nëse është e nevojshme.”

Pra në dokumentin e Bashkimit Europian thuhet dhe se masat po rishikohen për tu shtuar dhe nëse është e nevojshme sanksione më të rënda.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese