Tirana
clear sky
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
83 %
1.5kmh
0 %
Die
40 °
Hën
38 °
Mar
37 °
Mër
39 °
Enj
35 °
E diel, 1 Gusht, 2021

BE ultimatum AstraZeneca-s: Dorëzoni 120 milionë vaksina deri në fund të qershorit, ose do të gjobiteni

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Bashkimi Evropian ka kërkuar nga kompania AstraZeneca që të dorëzojë të paktën 120 milion doza të vaksinës anti-COVID-19 deri në fund të qershorit, pasi në të kundërt do të përballen me gjoba financiare.

Lajmi u bë me dije sot nga një avokat që përfaqëson BE në hapjen e një çështje ligjore kundër kompanisë për furnizimet e vonuara.

AstraZeneca fillimisht kishte rënë dakord me BE për të dërguar 300 milion doza deri në fund të qershorit, por deri më tani ka dorëzuar vetëm 50 milion, ndërsa ka thënë se synon të dërgojë 100 milion doza të tjera deri në fund të qershorit.

Avokati i BE-së tha në gjykatë se kompania duhet të dorëzojë 120 milion doza deri në fund të qershorit në kërkesën e parë zyrtare të bërë deri më tani nga Brukseli.

Ai shtoi se BE “shpresonte” që pjesa e mbetur e 300 milion dozave mund të dorëzohej deri në shtator.

Në procedurat e shkurtra në gjykatën e Brukselit ra dakord se seanca e parë në çështjen e re do të ishte në 24 Shtator.

Ndrësa një seancë tjetër është caktuar tashmë për 26 maj mbi çështjen e parë ligjore në të cilën BE po kërkon një përshpejtim të menjëhershëm të  dërgesave me dozat e vaksinës anti-Covid.

Më shumë

spot_img
spot_img