Tirana
clear sky
13.5 ° C
13.5 °
13.5 °
88 %
2.1kmh
0 %
Hën
23 °
Mar
23 °
Mër
24 °
Enj
24 °
Pre
26 °
E hënë, 3 Tetor, 2022

BE shqyrton sanksione të reja ndaj Rusisë dhe premton mbështetje ushtarake për Ukrainën

spot_img

Lajme të ngjashëm

Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, tha se ministrat e jashtëm të bllokut janë pajtuar të vazhdojnë dhe të rrisin mbështetjen e tyre ushtarake për Ukrainën dhe të shqyrtojnë një paketë të re sanksionesh kundër Rusisë, që synojnë individë sektorë të caktuar të ekonomisë ruse.

Zoti Borrell u tha gazetarëve të mërkurën vonë pasi organizoi një takim të posaçëm ministror në Nju Jork se hollësitë e paketës së sanksioneve ende duhet të përcaktohen nga përfaqësuesit e BE-së, por është i sigurt se do të ketë mbështetje të njëzëshme.

Ai tha se ishte e rëndësishme që ministrat të takoheshin dhe të dërgonin një “mesazh të fuqishëm” në të njëjtën ditë kur presidenti rus Vladimir Putin njoftoi mobilizimin e pjesshëm të rezervistëve ushtarak të vendit të tij dhe se Putini “po përpiqet të shkatërrojë Ukrainën”.

Zoti Borrell tha se përveç “vuajtjes së madhe që shkaktoi agresioni rus mbi popullin ukrainas, Rusia ka zgjedhur të zgjasë më tej koston e luftës edhe për popullsinë e saj ruse”.

Ai tha se referenca e dukshme e Vladimir Putinit për gatishmërinë e Rusisë për të përdorur armët bërthamore nëse është e nevojshme për të mbrojtur veten, paraqet “një përpjekje të papërgjegjshme dhe cinike për të penguar mbështetjen tonë të palëkundur ndaj Ukrainës”.

“Këto kërcënime rrezikojnë në një shkallë të pashembullt paqen dhe sigurinë ndërkombëtare”, tha zoti Borrell. “Por ato nuk do të lëkundin vendosmërinë tonë. Ato nuk do të lëkundin vendosmërinë tonë, unitetin tonë për t’i qëndruar pranë Ukrainës dhe mbështetjen tonë gjithëpërfshirëse për mundësitë e Ukrainës për të mbrojtur tërësinë tokësore dhe sovranitetin e saj për aq kohë sa është e nevojshme”. /VOA

Më shumë


spot_img
spot_img

spot_img