Tirana
overcast clouds
7.5 ° C
7.5 °
7.5 °
87 %
1.5kmh
100 %
Pre
7 °
Sht
5 °
Die
5 °
Hën
4 °
Mar
1 °
E premte, 21 Janar, 2022

BE reagon për ndryshimet në Kod: S’kanë lidhje me rekomandimet e ODIHR-it, keqardhje që s’u arrit kompromis në Këshillin Politik

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

9faaef82fe7952cf139375bae8c7d0dc

Bashkimi Europian në Shqipëri ka reaguar pas ndryshimeve në Kodin Zgjedhor që u miruatuan ditën e sotme me 97 vota pro.

Përmes një shënimi në rrjete sociale, BE thotë se këto ndryshime nuk kanë lidhje me zbatimin e rekomandimeve të OSBE/ODIHR-it mbi reformën zgjedhore, si dhe është për të ardhur keq që nuk u arrit asnjë kompromis në Këshillin Politik para se ndryshimet të votoheshin në Parlament.

Reagimi i plotë

Morëm njoftim mbi miratimin nga Parlamenti të ndryshimeve të tjera në Kodin Zgjedhor. Kujtojmë se këto nuk kanë lidhje me zbatimin e rekomandimeve të OSBE/ODIHR-it mbi reformën zgjedhore siç referohet në Konkluzionet e Këshillit të marsit.

Shprehim keqardhjen që nuk u arrit asnjë kompromis në Këshillin Politik para se ndryshimet të votoheshin në Parlament.

Me gjithë rezultatin pozitiv të marrëveshjes mbi rekomandimet e OSBE / ODIHR-it të arritur më 5 qershor 2020, dialogu politik në vend duhet të përmirësohet.

Ne inkurajojmë të gjithë palët e interesuara të mbajnë fokusin te zbatimi i reformave të nevojshme për vendin për të përparuar në rrugën e integrimit në BE, përfshirë reformat e parashikuara në marrëveshjen e 5 qershorit. Kjo do të sillte standarde më të larta të integritetit dhe transparencës në procesin zgjedhor, çka është thelbësore për të ardhmen politike të vendit.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img