Tirana
clear sky
22.5 ° C
22.5 °
22.5 °
38 %
1kmh
0 %
Sht
27 °
Die
30 °
Hën
30 °
Mar
29 °
Mër
28 °
E shtunë, 25 Shtator, 2021
spot_img

BE reagon pas raportit të ODIHR për 25 prillin: Hetoni blerjen e votës dhe rrjedhjen e informacioneve personale

spot_img

Lajme të ngjashëm

Bashkimi Europian në Shqipëri ka reaguar pas raportit përfundimtar të bërë publik nga OSBE/ODIHR dje, lidhur me zgjedhjet parlamentare të 25 prillit 2021.

Duke cituar pjesë nga raporti, BE bën thirrje që autoritetet kompetente të çojnë deri në fund hetimet mbi pretendimet për blerjen e votës dhe rrjedhjen e informacionit të votuesve.

Gjithashtu BE në Shqipëri i bën apel Parlamentit të ri që të zgjidhë çështjet me rëndësi, të rekomanduara nga OSBE/ODIHR.

Reagimi i plotë

Raporti përfundimtar të Misionit të Kufizuar të Vëzhgimit të Zgjedhjeve të OSBE/ODIHR-it mbi zgjedhjet parlamentare të Shqipërisë, i cili u zhvillua të dielën, më 25 prill, konfirmon se zgjedhjet parlamentare ishin përgjithësisht të organizuara mirë nga administrata zgjedhore dhe se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) i reformuar, mbikëqyri procesin zgjedhor në një mënyrë transparente, duke gëzuar besimin e palëve të interesuara. Raporti konfirmon gjithashtu shqetësimet në lidhje me keqpërdorimin e burimeve shtetërore apo funksioneve zyrtare nga partia në pushtet dhe figura të tjera publike.

Raporti përfundimtar ofron rekomandime për të përmirësuar kuadrin zgjedhor në Shqipëri në linjë me angazhimet e OSBE-së dhe standardet e tjera ndërkombëtare për zgjedhjet demokratike. Ne nxisim Parlamentin e ri të angazhohet në një dialog konstruktiv për të trajtuar rekomandimet si çështje me përparësi në legjislaturën e ardhshme, si dhe për ta përshtatur kornizën ekzistuese ligjore shumë kohë para zgjedhjeve të ardhshme.

Ne gjithashtu i nxisim autoritetet kompetente shqiptare të përfundojnë hetimet dhe procedimet mbi pretendimin për blerje së votës dhe rrjedhjen e informacioneve personale sensitive. BE-ja përsërit angazhimin për të punuar së bashku me Shqipërinë për trajtimin e rekomandimeve të OSBE/ODIHR-it.

Më shumë

spot_img