Tirana
few clouds
21 ° C
21 °
21 °
49 %
3.1kmh
20 %
Pre
24 °
Sht
25 °
Die
27 °
Hën
26 °
Mar
26 °
E premte, 7 Maj, 2021
spot_img

BE përshëndet krijimin e KLGJ e KLP: Hap vendimtar në zbatimin e Reformës në Drejtësi

spot_img

Lajme të ngjashëm

9e9baa8c316fb2603802f578316d2a17

Shefat e e Misioneve të BE-së në Shqipëri kanë reaguar pak momente më parë pas hedhjes së shortit dhe zgjedhjes së anëtarëve të Këshillit të Lartë Gjyqësor (KLGJ) dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KPL).

BE ka përshëndetur krijimin e dy institucioneve dhe është shprehur se ky është një hap vendimtar në zbatimin e reformës së drejtësisë në Shqipëri.

‘BE-ja dhe Shtetet e saj Anëtare mbeten plotësisht të përkushtuara për ta mbështetur Shqipërinë në ndërtimin e një sistemi gjyqësor të pavarur, efikas dhe cilësor, që jep drejtësi për të gjithë qytetarët shqiptarë’, shkruhet ndër të tjera në reagimin e BE.

DEKLARATË NGA SHEFAT E MISIONEVE TË BE-SË NË SHQIPËRI:

Shefat e Misioneve të BE-së në Shqipëri mirëpresin krijimin e Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe Këshillit të Lartë Gjyqësor, pas zgjedhjes së anëtarëve magjistratë më 11 dhe 12 dhjetor.

Krijimi i Këshillave shënon një hap vendimtar në zbatimin e reformës së drejtësisë në Shqipëri. Kjo konfirmon pakthyeshmërinë e reformës dhe suksesin e procesit të vetingut, si një bazë e domosdoshme për krijimin e të gjitha institucioneve të reja gjyqësore.

Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë janë dy shtyllat e një sistemi gjyqësor të pavarur, efikas dhe cilësor. Krijimi i dy Këshillave do të mundësojë tani krijimin e Strukturave të Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe Byronë Kombëtare të Hetimit, si dhe zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm të përhershëm. Kjo do të mundësojë konsolidimin e mëtejshëm të progresit të bërë me reformën e drejtësisë.

Shefat e Misioneve të BE-së në Shqipëri përshëndesin përpjekjet e mëdha të ndërmarra nga Shqipëria në procesin e reformës së drejtësisë dhe u bëjnë thirrje të gjithë aktorëve kombëtarë që ta konsolidojnë këtë reformë, edhe nëpërmjet rekrutimit dhe emërimit të magjistratëve të rinj, çka është vendimtare për funksionimin e ardhshëm të gjyqësorit. Ata gjithashtu ritheksojnë rëndësinë e një gjyqësori të fortë dhe të pavarur për të dhënë rezultate në luftën kundër krimit të organizuar dhe kundër korrupsionit.

BE-ja dhe Shtetet e saj Anëtare mbeten plotësisht të përkushtuara për ta mbështetur Shqipërinë në ndërtimin e një sistemi gjyqësor të pavarur, efikas dhe cilësor, që jep drejtësi për të gjithë qytetarët shqiptarë.

LEXO EDHE: KRIJOHET KLGJ, ZGJIDHEN 6 ANËTARËT (EMRAT)

spot_img

Më shumë

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img