Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

BE nuk vendos datë për hapjen e kapitujve për procesin e anëtarësimit të Shqipërisë

Shkruar nga Newsbomb

Bashkimi Europian nuk ka vendosur ende një datë për hapjen e kapitujve për procesin e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në BE.

“Këshilli pret me padurim të ndërmarrë hapat e ardhshëm në procesin e anëtarësimit të Shqipërisë dhe hapjen e grupit të parë negociues sa më shpejt të jetë e mundur”, kështu thuhet në njoftimin e këshillit të ministrave të BE-së.

Sakaq në konkluzionin e këshillit të ministrave të BE-së nuk tregohet arsyeja e shtyrjes së nisjes së punimeve për grupin e parë negociues.

Por referuar referuar zhvillimeve të fundit duket se dy janë çështjet kryesore për këtë shtyrje, ndërhyrja e Greqisë për dosjen "Beleri", por edhe situata politike në vendin tonë.

Këshilli thekson se dialogu politik gjithëpërfshirës në Shqipëri ka rënbdësi prioritare, në mënyrë që të ketë zhvillime pozitive në lidhje me miratimin e reformave të lidhura me BE-në.

Këshilli i ministrave të BE-së ka vlerësuar gjithahstu rezultatet konkrete të arritura nga Strukturat e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe bashkëpunimin e mirë të vazhdueshëm me agjencitë e zbatimit të ligjit të BE-së dhe shteteve anëtare.

Këshilli i bën thirrje Shqipërisë të vazhdojë përpjekjet e saj për të forcuar më tej mbrojtjen e të drejtave themelore, lirinë e medias dhe lirinë e shprehjes, si dhe të drejtat e personave që u përkasin pakicave.

Këshilli inkurajon zbatimin e një reforme gjithëpërfshirëse të sektorit të tokës dhe konsolidimin e të drejtave të pronësisë në një mënyrë transparente, duke përfshirë mbajtjen e konsultimeve me të gjithë aktorët përkatës, duke përfshirë adresimin e rasteve të falsifikimit të dokumenteve dhe avancimin e shpejtë të procesit për regjistrim dhe kompensim.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese