Tirana
broken clouds
10.5 ° C
10.5 °
10.5 °
93 %
2.6kmh
75 %
Pre
18 °
Sht
16 °
Die
16 °
Hën
14 °
Mar
11 °
E premte, 9 Dhjetor, 2022

BE njofton paketë të re sanksionesh ndaj Rusisë pas referendumit “të rremë” në Ukrainë

spot_img

Lajme të ngjashëm

Referendumit e rreme të mbajtura në katër rajone të Ukrainës, kanë zemëruar Bashkimin Europian, duke e shtyrë të paralajmërojë një sërë sanksionesh të reja ndaj Rusisë.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von del Leyen ka propozuar paketën e re të sanksioneve më 28 shtator, duke u shprehur se sanksionet janë krijuar “për ta bërë Kremlinin që të paguajë çmimin për konfliktin në Ukrainë dhe pushtimin e disa rajoneve”.

“Ne nuk i pranojmë referendumet e rreme dhe asnjë lloj aneksimi në Ukrainë, dhe jemi të vendosur ta bëjmë Kremlinin të paguajë çmimin për këtë përshkallëzim të mëtejshëm”, u tha ajo gazetarëve në Bruksel.

Paketa e tetë e propozuar e sanksioneve përfshinë ndalime të mëtejshme të importit të produkteve ruse, që synojnë të privojnë Moskën nga 7 miliardë euro shtesë të ardhura.

Në paketë, përfshihen po ashtu më shumë ndalime të eksportit për teknologjinë e përdorur nga ushtria, si artikujt e aviacionit dhe substancat specifike kimike, tha von der Leyen.

Përveç kësaj, paketa e sanksioneve do të vendosë bazën ligjore për një kufi të çmimit të naftës të importuar nga Rusia dhe do t’i ndalojë qytetarët e BE-së të ulen në organet drejtuese të kompanive shtetërore ruse, tha ajo.

Sanksionet e reja do të përfshijnë gjithashtu kufizime ndaj zyrtarëve përgjegjës për referendumet e rreme të mbajtura në Ukrainë.

Më shumë




spot_img








spot_img