Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Bota

BE miraton 14.2 miliardë euro ndihmë financiare për vendet e zgjerimit, përfiton Shqipëria dhe Kosova

Shkruar nga Newsbomb
BE miraton 14.2 miliardë euro ndihmë financiare për vendet e

Vendet anëtare të Bashkimit Evropian miratuan ndarjen e 14.2 miliardë eurove si ndihmë financiare për shtetet që janë në process zgjerimi.

Shtetet që do të përfitojnë janë: Shqipëria, Bosnje e Hercegovina, Islanda, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Serbia dhe Turqia. Mjetet do të vlejnë për periudhën kohore 2021-2027.

Në një deklaratë të BE-së thuhet se këto mjete do t’iu vijnë në ndihmë atyre që të zbatojnë reforma, me synim anëtarësimin e ardhshëm në BE. Mirëpo ndihma financiare nuk do të jetë pa kushte, pasi ajo do të ndtyshojë në sasi dhe intensitet,  në varësi të performancës së vendeve përfituese.

Vëmendje e veçantë do t’u kushtohet përpjekjeve të bëra në fushat e reformave themelore (sundimi i ligjit dhe të drejtat themelore, institucionet demokratike dhe reforma e administratës publike, si dhe zhvillimi ekonomik dhe konkurrenca)”, thuhet në deklaratë.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll