Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Rajoni

BE konfirmon ftesën: Takim me Kurtin dhe Vuçiç më 27 shkurt në Bruksel

Shkruar nga Newsbomb
BE konfirmon ftesën: Takim me Kurtin dhe Vuçiç më 27

Ditën e djeshme, të mërkurë Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi deklaroi se kishte marrë një ftesë nga Brukseli, por Bislimi. Bislimi ka deklaruar se e ka refuzuar kërkesën e të dërguarit të posaçëm për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Ftesa nga Brukseli, sipas Bislimit ka qenë për të diskutuar në lidhje me vendimin e Rregullores së Re të Bankës Qendrore të Kosovës për ndalimin e qarkullimit të dinarit serb.

Bashkimi Evropian (BE) konfirmoi të mërkurën se i kishte thirrur Kosovën dhe Serbinë për një takim më 27 shkurt në Bruksel, për të biseduar për çështjen e dinarit, pasi Banka Qendrore e Kosovës në fillim të këtij muaji e ndaloi përdorimin e tij për pagesa me para të gatshme, tha zëdhënësi i BE-së, Peter Stano.

Nga ana tjetër ditën e djeshme, të mërkurë Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi deklaroi se kishte marrë një ftesë nga Brukseli, por Bislimi. Bislimi ka deklaruar se e ka refuzuar kërkesën e të dërguarit të posaçëm për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Ftesa nga Brukseli, sipas Bislimit ka qenë për të diskutuar në lidhje me vendimin e Rregullores së Re të Bankës Qendrore të Kosovës për ndalimin e qarkullimit të dinarit serb.

Stano e kritikoi deklaratën e Bislimit për Lajçakun si të “papranueshme” dhe ta se festa e të dërguarit të posaçëm të BE-së nuk specifikonte se kush prej skiles palë duhej të merrte pjesë në takimin e ftuar nga ai për 27 shkurt.

“Zakonisht në nuk i komentojmë shkëmbimet me partnerët tanë. Megjithatë, ftesa përmes letrës nga i dërguari i posaçëm Lajçak nuk kishte specifikuar se kush duhet të përfaqësojë Kosovën dhe kush Serbinë, kjo i ishte lënë palëve të vendosin” - ka thënë Stano.

Ai tha se BE-ja po bën përpjekje për të gjetur një zgjidhje për problemin e krijuar nga vendimi i pakoordinuar i njërës palë, i cili nuk i ishte komunikuar paraprakisht popullatës në të cilën ndikon.

Lexo edhe: Ndalimi i dinarit serb, Bislimi refuzon ftesën e Lajçak: Nuk është pjesë e dialogut

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese