Hapësire reklamuese

Politikë

BE jep 19 milionë euro, qeveria i bën “rrush e kumbulla” për të këshilluar qytetarët

Shkruar nga Newsbomb
BE jep 19 milionë euro, qeveria i bën “rrush e kumbulla”

Inceneratorët, miliona eurot e zhdukurat, SPAK dhe burg, as këto fjalë me sa duket nuk kanë ndërmend ta ndalin qeverinë shqiptare. Besojeni ose jo, në Vlorë janë gati të shpenzojnë plot 19 milionë euro për të edukuar qytetarët se si të derdhin plehrat e tyre.

Një shumë e konsiderueshme që do të alokohet nga Agjencia Franceze e Zhvillimit në kuadër të porjektit “BE për Ekonominë Qarkulluese- Programi Rajonal i Menaxhimit të Mbetjeve”.

Pretendohet që ky projekt të mbështesë vendin tonë në rritjen e riciklimit, ngritjen e landfilleve dhe menaxhimin e mbetjeve në përputhje me praktikat e Bashkimit Evropian si dhe reduktimin e ndikimit mjedisor të mbetjeve të ngurta.

Le t’i marrim të gjitha një nga një. Prej vitesh vendi ynë është pjesë programeve ndërkombëtare për edukimin dhe ndërgjegjësimin e qytetarëve për trajtimin e mbetjeve. Megjithatë sot në Vlorë synohet dhe pretendohet se do të ketë një qasje të re sepse do të jepen plot 19 milionë euro.

Edhe pse në sezonin e fundit veror, landfilli i Vlorës u përfshi nga flakët për javë me radhë, së fundmi një projekt i ri ka marrë dhenë duke ndezur optimizmin se diçka e mirë do të ndodhë. Natyrshëm lind pyetja, me edukimin dhe ndërgjegjësimin e qytetarëve për trajtimin e mbetjeve apo këto 19 milionë euro?!

Së dyti, sa i përket ngritjeve të landfilleve të reja, është vetë Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro që ka theksuar se: “E vetmja mënyrë për të ulur volumin e mbetjeve është të bëjmë ndarjen në burim me qëllim që jo gjithçka që ne gjenerojmë të përfundojë në mbetje. Nuk parashikohet ndërtimi i një landfilli të ri, por të stacioneve të ndërmjetme me qëllim evakuimin më pas në landfillin e Bakajt.

Siç ajo është shprehur ky fond nuk do të shkojë për ndërtimin e një landfilli të ri.

Së treti, menaxhimi i mbetjeve në përputhje me praktikat e Bashkimit Evropian kërkon që qyteti të ketë një hierarki të menaxhimit të mbeturinave. E thënë ndryshe duhen ezauruar të gjitha shkallët për të shkuar te djegia.

Për herë të parë në Shqipëri u fut para disa vitesh koncepti i incenerimit, që për fatin e keq deri më tani ka rezultuar të jetë një aferë e madhe korruptive me një faturë të majme financiare për vendin tonë.

Vlora dhe Gjirokastra nuk kanë asnjë incenerator. Në Vlorë zjarret në landfill kanë vijuar për javë me radhë duke rrezikuar jo pak edhe shtëpitë që ndodhen fare pranë. Sot, është prezantuar projekti që parashikon një fond prej plot 19 milionë eurosh për të edukuar dhe mësuar qytetarët se në cilin kazan duhet t’i hedhin plehrat. Shumë e frikshme, kur mendohet se do të përdoret për qëllimet e mësipërme.

Nëse vërtetë do të vihet në zbatim, mjerë ai/ajo që bën vaki të hedhë letrat në kazanin e plastikës dhe e anasjella...

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese