Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Bota

BE-ja, "Plan Marshall" për Tunizinë

Shkruar nga Newsbomb

Plani i Komisionit Evropian për rritjen e mbështetjes ekonomike dhe politike për Tunizinë është mbështetur në seancën plenare të Parlamentit Evropian (PE).

Anëtarët e Parlamentit Evropian dhanë dritë jeshile për planin mbështetës të Komisionit në vlerë prej 500 milionë eurosh, ndërkohë mes BE-së dhe Tunizisë është vendosur që ky plan që u cilësua si “Plani i Marshallit” të zbatohet sa më parë.

Propozim plani në lidhje me mbështetjen e qeverisë së Tunizisë i cili u diskutua ditën e djeshme në Seancën Plenare të PE-së, u miratua sot gjatë vazhdimit të seancës nga anëtarët e saj.

Sipas planit, me vendimin e Komisionit për makro-financimin prej 500 milionë eurosh, Tunizisë do t’i hapet një rrugë kredie si nga BE-ja, ashtu edhe nga organizatat ndërkombëtare.

Me këtë ndihmë e cila është cilësuar si "Plani i Marshallit" i BE-së, do t’i jepet mbështetje planit zhvillimor strategjik 2016-2020 të miratuar nga qeveria e Tunizisë dhe të ardhmes ekonomike të vendit.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese

op
ed