Tirana
overcast clouds
6.5 ° C
6.5 °
6.5 °
57 %
3.1kmh
90 %
Mër
10 °
Enj
11 °
Pre
9 °
Sht
7 °
Die
7 °
E martë, 7 Dhjetor, 2021
spot_img

BE-ja nuk lejon pazaret PS-PD për zgjatjen e vettingut, Soreca: ONM i ka dërguar shkresë Kuvendit në 20 shtator! Tabaku: Lindita Nikolla s’ka njoftuar

digitalb
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Zgjatja e mandatit të dy organeve të vettingut, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (shkalla e parë) dhe Kolegji i Posaçëm i Apelimit (shkalla e dytë), është kthyer ditët e fundit në një çështje debati në distancë mes opozitës dhe mazhorancës.

Gazetarët kanë pyetur shpesh në daljet publike përfaqësues të opozitës dhe mazhorancës, nëse do të kishte një pazar mes tyre për të arritur dakordësinë për zgjatjen e vettingut, duke qenë se socialistët vetë nuk i kanë votat për të ndryshuar Kushtetutën. Mirëpo, duket se BE i ka paraprirë vetë ketyre pazareve, duke mos lejuar asnjë marrëveshje PS-PD.

Ambasadori Luigi Sorca ka prezantuar sot në Kuvend progres-raportin e Komisionit Europian për Shqipërinë dhe ka bërë me dije se Operacioni Ndërkombëtar i Vettingut (ONM) i ka kërkuar vetë Kuvendit që të bëhet një zgjatje me afat të kufizuar të mandateve të organeve të vettingut.

“Kryetarja e ONM i ka shkruar më 20 shtator kryetares së Kuvendit duke bërë të qartë se qëndrimi i bordit që përbëhet nga BE e SHBA është se duhet të ketë një zgjatje me kohë të kufizuar të mandatit kushtetues të organeve të vettingut, si mënyrra më e mirë për të përfunduar procesin e vetingut”, ka thënë ndër të tjera, duke vendosur si “kusht” zgjatjen e vettingut, pa pasur nevojë që palët të nisin dikutimet për “lëshime” në këmbim të votave.

Deputetja demokrate Jorida Tabaku, në ëshillin e Integrimit në Kuvend, ka thënë se opozita nuk është informuar nga kryetarja Lindita Nikolla, për këtë shkresë të ONM-së. “Ndjej keqardhje që shkresa drejtuar kryetares së Kuvendit nuk është ndarë me opozitën. Ne e kemi marrë vesh nga media që është dërguar”, tha Tabaku.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
digitalb
spot_img
spot_img