Tirana
clear sky
19.5 ° C
19.5 °
19.5 °
73 %
2.1kmh
0 %
Die
36 °
Hën
38 °
Mar
40 °
Mër
42 °
Enj
41 °
E diel, 25 Korrik, 2021

BE-ja nënshkruan kontratën e re me Pfizer, për 1.8 miliardë doza shtesë

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Komision Evropiane ka nënshkruar një kontratë të re me kompaninë farmaceutike Pfizer/ BioNTech për të blerë 1.8 miliardë vaksina.

Përmes një deklarate për mediat KE tha se Bashkimi Evropian u dakordësua që të blinte 900 milionë vaksina kundër COVID-19 për periudhën 2021-2023, me një mundësi për të blerë dhe 900 milionë të tjera nga kompania farmaceutike.

Gjithashtu kontrata siguron që pordhuesit të japin vaksina efektive kundër varianteve të reja të Covid-19.

Ursula von der Leyen tha se kontrata e re me Pfizer/ BioNTech ka për qëllim sigurimin e vaksinave përforcuese për të rriturit dhe vaksina për të miturit.

Një nga pikat kyçe në këtë marrëveshje është lejmimi i vendeve anëtare të BE-së të shesin ose të dhurojnë vaksina.

Pfizer/ BioNTech u zotua të shpërndajë gjithsej 600 milionë doza vaksinash në bllok këtë vit. Deri më tani, 200 milionë doza janë dhënë në BE, e cila ka një popullsi prej 450 milionë banorësh. Blloku synon vaksinimin e 70 për qind të popullsisë së rritur deri në korrik.

Më shumë

spot_img
spot_img