Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka reaguar pas vendimit të BE që hoqi kufizimet për udhëtarër nga Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale Manastirliu shprehet se ky është një lajm i mirë pasi tregon se kjo tregon se po shkojmë drejt normalitetit.
Ndër të tjera ajo edhe një herë u ka bërë thirrje qytetarëve që të tregohen të kujdeshëm.
Postimi i plotë i Manastirliut:
Lajm i mirë
Dakordësia e vendeve të Bashkimit Europian për të hequr kufizimet e udhëtimit për Shqipërinë është padyshim një lajm i mirë🙌🏼
Një lajm i shumëpritur për të gjithë shqiptarët por edhe një shenjë e mirë se po shkojmë drejt normalitetit që të gjithë dëshirojmë🙏🏼
Por sërish një apel për të gjithë qytetarët: Të mos e ulim vigjilencën, në këto metra të fundit drejt daljes nga tuneli i gjatë i pandemisë.