Tirana
overcast clouds
11.5 ° C
11.5 °
11.5 °
82 %
5.1kmh
90 %
Hën
11 °
Mar
10 °
Mër
10 °
Enj
13 °
Pre
11 °
E hënë, 6 Dhjetor, 2021
spot_img

BE hap kufijtë më 1 korrik për 14 vende, Shqipëria nuk përfshihet në listë (SHTETET)

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

4b788e8806c232f2423911a144aefc36

Brukseli ka rënë dakord mbrëmjen e të premtes të hapë kufirin me 1 korrik për 14 vende, në Ballkan vetëm për Serbinë dhe Malin e Zi, ndërsa Shqipëria nuk është përfshirë në listë.

Prestigjiozja franceze Le Monde ka zbardhur propozimin ku vihet re se vendi ynë është lënë jashtë, pasi në listë bëjnë pjesë vende të cilat kanë shkallë shumë të ulët infektimi.

Australia, Kanada, Koreja e Jugut, Japonia, Zelanda e Re, Ruanda, Tajlanda, Uruguaji, tre shtetet e Magres (Algjeria, Maroku, Tunizia) ), dy shtete të Ballkanit (Mali i Zi, Serbia) dhe Gjeorgjia janë vendet për të cilat do të hapë kufijtë BE.

Jashtë liste kanë mbetur edhe SHBA, Rusia, Turqia dhe Arabia Saudite.

Pra Bashkimi Evropian nuk do të hapë kufijtë e jashtëm për shtetasit e shumicës së vendeve të Ballkanit Perëndimor, pas 1 korrikut, përveçse për Malin e Zi dhe Serbinë.

Ndonëse para më shumë se dy javësh Komisioni Evropian kishte propozuar që për të gjitha vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor të hapen kufijtë e BE-së nga 1 korriku, pas përkeqësimit të situatës numri i shteteve është reduktuar.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img