Tirana
clear sky
2.5 ° C
2.5 °
2.5 °
65 %
1.5kmh
0 %
Mër
11 °
Enj
14 °
Pre
16 °
Sht
14 °
Die
16 °
E mërkurë, 29 Mars, 2023

BE gjobit me 390 mln euro gjigandin e rrjeteve sociale “Meta”, shkak bëhen reklamat

Lajme të ngjashëm

Gjiganti i rrjeteve sociale Meta pësoi një humbje të madhe ligjore këtë të mërkurë, e cila mund të ndikojë negativisht në politikën e reklamave për Facebook dhe Instagram.

Mediat e huaja bëjnë me dije se BE ka gjobitur Meta pasi zbuluan se përmes marrëveshjeve të veçanta njerëzit detyroheshin të pranonin reklama të personalizuara.

Sipas vendimit të gjykatës, gjoba e vendosur nga BE ndaj kompanisë Meta arrin në 390 milionë euro. Përveç kësaj, është e mundur, siç raportojnë rrjetet ndërkombëtare që Meta të detyrohet të bëjë ndryshime të kushtueshme.

Vendimi shihet si një nga më të rëndësishmit që kur blloku 27-anëtarësh i Evropës miratoi legjislacionin që synon të kufizojë aksesin e Facebook dhe kompanive të tjera në mbledhjen e informacionit personal. Ligji hyri në fuqi në vitin 2018.

Arsyetimi i vendimit mbi të cilin u bazua gjoba ka të bëjë nëse është ligjërisht e lejueshme që platforma sociale të mbledhë informacione për reklama të personalizuara.

Më shumë