Tirana
clear sky
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
37 %
0.5kmh
0 %
Enj
18 °
Pre
21 °
Sht
21 °
Die
20 °
Hën
15 °
E enjte, 28 Tetor, 2021
spot_img

BE e prerë me Kosovën: Asociacioni është detyrim, të gjendet mënyra se si do të zbatohet marrëveshja

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

ec292e4bb92c1088cf2d3ae4ecf42703

Bashkimi Europian, me anë të zëdhënësit Peter Stano ka deklaruar se me arritjen e marrëveshjes për Asociacionin në vitin 201, Kosova ka marrë një detyrim ndërkombëtar dhe duhet të gjejë mënyrën se si do të zbatojë marrëveshjen.

“Për Asociacionin mund të them se Kosova është futur në marrëveshje në vitin 2013 për të krijuar Asociacionin. Marrëveshja është konkluduar në mirëbesim të palëve dhe kurrë nuk është anuluar. Kjo marrëveshje është ratifikuar me 2/3 e votave në Parlamentin e Kosovës. Kështu Kosova ka marrë një detyrim ndërkombëtar për të implementuar marrëveshjen. Mbetet që Kosova ta propozojë mënyrën për ta implementuar këtë marrëveshje”, ka thënë Stano.

Sa i përket takimit të sotëm në Bruksel mes palës kosovare dhe asaj serbe që do të jetë në nivelm ekspertësh, Stano ka thënë se po diskutohet vetëm për çështjet financiare dhe ato të pronave.

“Sa për përmbajtjen e diskutimit nuk kemi diskutuar ne. Ne e ndajmë vetëm agjendën. Kur vjen te agjenda e sotme, këtu kemi dy kryenegociatorët dhe siç është pajtuar në takimin e kaluar të nivelit më të lartë mes presidentit Vuçiq dhe kryeministrit Hoti, tema janë çështjet financiare e pronësore dhe aranzhimet për komunitetet. Këto janë tema komplekse, të dy palët janë pajtuar që sot të përqendrohen vetëm te çështjet financiare e pronësore. E në takimin e radhës, që do të ndodhë në ditët në vijim, të bisedohet për punën e aranzhimeve për komunitete”, tha Stano.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img